Ligj, financë dhe marketing në një strukturë të vetme.
ASETRIX ofron zgjidhje të koordinuara për bizneset që kërkojnë qartësi, mbrojtje dhe rritje të qëndrueshme.
Ligji që të mbron. Marketingu që të rrit. Financat që të udhëheqin.
Shërbimet janë të ndara qartë, por zbatohen në mënyrë të koordinuar, që biznesi të mos ketë boshllëqe në dokumentacion, financë apo komunikim.
Konsulencë strategjike & koordinim ligjor
Mbështetje për themelim, kontrata, marrëveshje, partneritete, përputhshmëri ligjore dhe menaxhim risku.
- Regjistrim dhe strukturim biznesi
- Kontrata dhe marrëveshje tregtare
- Ndjekje dhe këshillim ligjor
Financë, buxhetim & modelim biznesi
Orientim për çmime, kosto, projeksione, buxhet fillestar dhe koordinim me partnerin kontabël.
- Strategji çmimesh dhe target fitimi
- Projeksione financiare
- Raporte dhe rekomandime mujore
Branding, komunikim & rritje digjitale
Krijim identiteti, prezencë në rrjete sociale, plan marketingu, materiale prezantuese dhe strategji komunikimi.
- Brand positioning dhe tone of voice
- Kalendar përmbajtjesh
- Fushata dhe matje performance
Start & strukturim biznesi
Regjistrim shoqërish në QKB, zgjedhje e formës ligjore, hartim statuti, marrëveshje bashkëpunimi, orientim për përgjegjësi fiskale dhe organizim fillestar.
Kontrata, marrëveshje dhe punësim
Kontrata pune, qiraje, furnizimi, shërbimi, bashkëpunimi, konsulence, NDA, kushte përdorimi, politika privatësie dhe dokumente të personalizuara.
Pronësi intelektuale & teknologji
Konsulencë për regjistrim markash, mbrojtje logoje, të drejta autori, materiale digjitale dhe dokumentacion për shërbime teknologjie.
Financa, marketing dhe rritje
Plan financiar, projeksione, analizë kostoje, brand book, rrjete sociale, fushata reklamuese, broshura profesionale dhe plan marketingu me KPI.
