Tre paketa, tre faza të biznesit: nga ideja te partneriteti afatgjatë.
Zgjidh paketën sipas fazës ku ndodhet biznesi: krijim nga zero, rritje e strukturuar ose mirëmbajtje e vazhdueshme ligjore, financiare dhe marketing.
START
Muaji që ndan idenë nga biznesi.
Qëllimi: Krijimi i plotë i biznesit nga zero. Kjo paketë mbulon vetëm fazën fillestare dhe nuk përfshin mbështetje apo vazhdimësi shërbimi pas muajit të parë.
Ligjore & Administrative
- Regjistrim i biznesit pranë QKB-së dhe strukturim ligjor fillestar
- Përgatitje kontratash bazë: kontratë pune, aneks, deklaratë konfidencialiteti
- Orientim bazik për licenca/leje të nevojshme për aktivitetin
- Sistem fillestar procedurash: modele kontratash, modele email-esh, listë dokumentesh dhe mënyrë arkivimi
Financiare
- Këshillim financiar fillestar, buxhet dhe strategji çmimesh
- Asistencë për fiskalizimin fillestar dhe koordinim me ofruesin e sistemit
- Gjetje dhe sugjerim i sistemit të përshtatshëm të faturimit
- Strukturim fillestar i sistemit të faturave të shitjes dhe blerjes
Marketing & Branding
- Branding bazik: krijim logoje, identiteti vizual dhe ngjyra kryesore
- Përcaktim i tone of voice për komunikim me klientët
- Krijim/organizim i profileve në Instagram dhe Facebook
- Meta Business setup dhe lidhje Instagram–Facebook
- Plan marketingu 1-mujor me materiale bazike
Përfshihen gjithashtu: konsultime javore dhe plan veprimi për muajin.
E përshtatshme për: dikë që ka vetëm idenë dhe dëshiron ta nisë biznesin siç duhet,
pa mbështetje mujore më pas.
GROW
Tre muaj fokus për strukturim, rritje dhe prezencë profesionale.
Qëllimi: Fillon si krijim i plotë biznesi, si START, por vazhdon me shërbim aktiv gjatë muajit 2 dhe 3, në mënyrë që biznesi të kalojë natyrshëm drejt një bashkëpunimi të vazhdueshëm, sipas rregullave dhe detyrimeve reale të tij.
Muaji 1 — Themelet
- Krijimi i biznesit dhe strukturimi ligjor fillestar si te START
- Hapja dhe organizimi i rrjeteve sociale: Instagram, Facebook
- Strukturë financiare: sistem faturimi, fiskalizim fillestar, organizim dokumentacioni
- Branding dhe brand book fillestar
Muaji 2 — Formalizimi
- Kontrata më të avancuara: bashkëpunimi, partnership, shërbimi, klientë, furnitorë
- Rishikim i marrëveshjeve ekzistuese përpara nënshkrimit
- Regjistrim marke: brand/logo si markë tregtare
- Analizë financiare: detyrime, faturime dhe pagesa të muajit
- Deklarime mujore tatimore dhe ndjekje afatesh
Muaji 3 — Konsolidimi
- Strategji marketingu 3-mujore: audiencë, përmbajtje, plan komunikimi
- Menaxhim aktiv i rrjeteve sociale: deri në 3 postime/javë + story ditore
- Raport përmbledhës mbi punën e kryer në 3 muaj
- Rekomandime konkrete për vazhdimësi
Përfshihen gjatë gjithë periudhës: takime javore dhe mbështetje aktive.
E përshtatshme për: biznese që duan të nisin fort dhe të mos ndalen te krijimi,
por të kalojnë drejt shërbimit të vazhdueshëm.
PRO / PLUS
Shërbim i vazhdueshëm për bizneset që kërkojnë ekip strategjik.
Qëllimi: Mirëmbajtja mujore, e vazhdueshme, e tre shtyllave të biznesit — ligjore, financiare dhe marketing — për biznese që tashmë janë të krijuara dhe kanë nevojë për një ekip të përhershëm në krah.
Ligjore & Administrative
- Këshillim ligjor i vazhdueshëm për veprimtarinë e përditshme
- Komunikim me klientë, furnitorë dhe partnerë për çështje të thjeshta ligjore/administrative
- Dërgim dhe ndjekje email-esh zyrtare
- Përgatitje dhe ndjekje aktive e kontratave
- Ndjekje e procedurave pranë QKB-së dhe institucioneve për procedura standarde
- Përditësim i dokumentacionit dhe dosjes ligjore
Financiare
- Deklarime mujore tatimore, TVSH, listëpagesa dhe sigurime, sipas rastit
- Ndjekje aktive e faturave të shitjes dhe blerjes
- Lëshim faturash sipas kërkesave të klientëve
- Dërgim kujtesash për pagesa, detyrime tatimore dhe afate mujore
- Raport financiar mujor i detajuar
- Monitorim financiar, projeksione dhe këshilla optimizimi
Marketing & Social Media
- Menaxhim ditor i Instagram dhe Facebook + community engagement bazik
- Content creation: postime, captions, ide për reels dhe story
- Deri në 3 postime feed/javë + story gjatë ditëve të punës
- Meta Ads: krijim fushatash, menaxhim dhe optimizim mujor
- Growth strategy për rritje organike
- Raport mujor performance me insights dhe rekomandime
Shtesë strategjike: konsulencë për partneritete dhe investime, si edhe raport 360°
ligjor + financiar + marketing çdo 3 muaj.
E përshtatshme për: biznese aktive që kërkojnë vazhdimësi dhe siguri operacionale çdo muaj.
Buxheti i reklamave paguhet veçmas.
START → GROW → PRO/PLUS
Çdo paketë është menduar si fazë logjike e zhvillimit të biznesit.
1 muaj krijim i biznesit, pa vazhdimësi pas muajit të parë.
Krijim + kalim gradual drejt shërbimit të vazhdueshëm në muajin 2–3.
Mirëmbajtje aktive e vazhdueshme për biznese tashmë të krijuara.
Zgjidh paketën që i përshtatet fazës së biznesit tënd.
Nëse nuk je i sigurt se cila paketë është e duhura, nis me një konsultë fillestare.
