Ekip i koordinuar për ligjin, biznesin, marketingun dhe financën.
Struktura e ASETRIX bashkon role të qarta dhe përgjegjësi të mirëpërcaktuara, që klienti të ketë një proces të organizuar nga fillimi deri në vazhdimësi.
Anisa Cane
Biznes, strukturim ligjor & mbrojtje interesashUshtron veprimtari si avokate që prej vitit 2018, me fokus në këshillimin e bizneseve, strukturimin ligjor të marrëdhënieve tregtare dhe mbrojtjen e interesave të klientëve në çdo fazë të procesit ligjor.
Aleksandër Baboci
Ndjekje gjyqësore & përfaqësim ligjorMerret me ndjekjen gjyqësore të çështjeve, përfaqësimin e klientëve pranë gjykatave dhe institucioneve, si dhe me përgatitjen e akteve procedurale të nevojshme për mbrojtjen efektive të interesave të tyre.
Migena Xhediku
Dokumente, afate & koordinim proceduralAsiston në përgatitjen, sistemimin dhe administrimin e dokumentacionit ligjor. Ndjek afatet procedurale dhe ligjore, mban arkivën e çështjeve dhe koordinon procedurat e përditshme me klientët, institucionet dhe ekipin ligjor.
Bora Cane
Brand & GrowthMerret me krijimin dhe zhvillimin e imazhit të markës, strategjinë e komunikimit, planifikimin e marketingut dhe zbatimin e përmbajtjeve në rrjete sociale, materiale prezantuese dhe kanale të tjera promovuese.
HYSO Kontabël
Financë, kontabilitet & këshillim biznesiStudio kontabël partnere që mbështet klientët në pjesën financiare, kontabilitetin, deklarimet tatimore dhe këshillimin praktik për administrimin dhe zhvillimin e biznesit.
